Gvardiol nuk do të largohet nga RB Leipzig

  • A.P /
  • 23 February 2023 - 19:36
Gvardiol nuk do të largohet nga RB Leipzig

Trajneri i RB Leipzig, Marco Rose ka insistuar që mbrojtësi Josko Gvardiol do të mbetet në klub sezonin e ardhshëm, pavarësisht se për të kanë shprehur interesim disa klube të Premier Ligës

Gvardiol ka thënë në një intervistë të kohëve të fundit për The Times që ai do të dëshironte të luante në Premier Ligë. Chelsea është klubi që ka shprehur më së shumti interes për shërbimet e yllit të Kroacisë, i cili luan si titullar në skuadrën e Leipzig që drejtohet nga Marco Rose.

“Josko Gvardiol do të jetë futbollist i RB Leipzig edhe për sezonin tjetër”, tha Rose, duke folur pas barazimit 1-1 të Leipzig me Manchester City. “Jam trajner dhe me pyetët për këtë. Ai është i lumtur këtu. Ai ka thënë që dëshiron të luajë në Premier Ligë por nuk ka thënë se  kur dëshiron ta bëjë këtë”.

Është raportuar shumë që Gvardiol do ta ndjek shokun e tij të skuadrës te Leipzig, Christian Nkunku, i cili do të kalojë në Chelsea në verë. Sulmuesi francez pritet të bëhet futbollist i Bluve pasi ata të paguajnë 53 milionë funte.

(Kosova Sot Online)