Cluj eliminohet nga Liga e Konferencave

  • A.P /
  • 23 February 2023 - 21:16
Cluj eliminohet nga Liga e Konferencave

CFR Cluj është eliminuar nga Liga e Konferencave nga Lazio, pasi që nuk arriti që të barazoi rezultatin në “Dr. Constantin Rădulescu” të Rumanisë sonte. Krasniqi luajti në këtë ndeshje për 84 minuta për t’u zëvendësuar në fund të ndeshjes, derisa CFR Cluj luajti minutat e fundit pa një futbollist, pasi që Karlo Muhar u ndëshkua me karton të kuq

CFR Cluj nuk arriti që të bënte befasinë sonte duke u eliminuar nga Liga e Konferencave nga Lazio.

Ermal Krasniqi e pati rastin e parë në ndeshje në minutën e 22-të për CFR Cluj kur mori një top të mirë nga Rangelo Janga por që goditja e tij përfundoi shumë afër shtyllës së djathtë.

Lazio rrezikoi për herë të parë në minutën e 29-të kur Felipe Anderson pasoi tek Toma Basic por ai nuk arriti që ta godasë topin si duhet.

Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë për Lazion.

Minuta e 65-të solli tri raste të njëpasnjëshme për mysafirët.

Nicolo Casale goditi në këndin e majtë të zonës, por Simone Scuffet bëri pritjen e parë, topi shkoi të Vecino ku prapë priti Scuffet derisa në fund goditja e Vecinos përfundoi jashtë në përpjekjen e tretë.

Për CFR Cluj gjërat bëhen më të komplikuar kur Muhar u ndëshkua me karton të kuq pasi mori kartonin e verdhë nga gjyqtari Felix Zwayer.

Megjithatë Cluj ishte shumë afër për të shënuar me anë te Emmanuel Yeboah në minutën e 89-të kur topi goditi në shtyllën e djathtë.

Me në fund Lazio e fiton këtë takim dhe ecën tutje për në 1/8-ën e finales së Ligës së Konferencës ku nesër do ta pret kundërshtarin e radhës. 

(Kosova Sot Online)