
Juventusi nis fushatën e rinovimeve, veç Danilos do të firmosin edhe 6 lojtarë

Kapiteni Danilo është vetëm njëri prej tyre. Fushata e rinovimeve te Juventusi tashmë ka filluar dhe përveç mbrojtësit brazilian, gati për të firmosur kontratat e reja me bardhezinjtë janë edhe 6 lojtarë të tjerë.
Sigurisht që lojtarët me perspektivë kanë një prioritet te Juventusi i cili dëshiron të hedhë themele të forta për të ardhmen. Kështu, Fagioli, Miretti dhe Locatelli janë tre prioritetet për drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” që të zgjasin marrëveshjen me klubin.
Nuk mund të lihet jashtë kësaj as Federico Chiesa që do të rinovojë gjithashtu kontratën me Juventusin, me këtë të fundit që është një nga pikat kyçe të projektit bardhezi. Emrat e tjerë të cilët pritet të firmosin shumë shpejtë një marrëveshje të re me Juventusin janë edhe Mattia Perin dhe Filip Kostic.
(Kosova Sot Online)