Di Maria: Jam i lumtur për tre golat, Europa League e rëndësishme për ne

  • E.K /
  • 24 February 2023 - 13:26
Di Maria: Jam i lumtur për tre golat, Europa League e rëndësishme për ne

Të gjitha meritat për kualifikimin e Juventusit në raundin e 1/8-ve të Europa League i takojnë padyshim Angel Di Maria. Sulmuesi argjentinas arriti tyë shënojë një tripletë në Francë kundër Nantes. Mbrëmjen e djeshme, në përfundimin e takimit, foli dhe vetë protagonisti i ndeshjes.

“Jam shumë i lumtur që konkretizova punën e ekipit, patëm një ndeshje të shkëlqyer me mentalitetin e duhur. Europa League është shumë e rëndësishme për ne.

Kam pritur gjatë për një mbrëmje si ajo me Nantes me fanellën e Juventusit. Arrita të ngre nivelin, cilësitë e mija janë aty dhe u përpoqa të ndihmoj ekipin. Jam i lumtur për tre golat dhe për kualifikimin.

E dija që mund të jepja më shumë. M’u desh kohë të kthehesha në formë, dy ndeshje në një muaj dhe nuk ishte e lehtë për një nivel mendor. Nuk isha në gjendje të jap atë që doja. Por jam i lumtur që jam këtu dhe po bëj më të mirën me këtë fanellë.” – tha Di Maria.

(Kosova Sot Online)