Ky ësht futbollisti i Gjilanit Theophilus Solomon, i arrestuar me një fletarrest ndërkombëtar

  • S.A /
  • 24 February 2023 - 16:06
Ky ësht futbollisti i Gjilanit Theophilus Solomon, i arrestuar me një fletarrest ndërkombëtar

Sulmuesi kryesor i Gjilanit, nigeriani Theophilus Solomon, është arrestuar nga Policia e Kosovës në pasditen e sotme.

Solomon është arrestuar para pak çasteve nga njësia “FAST Kosova” që bashkëpunon me Interpol dhe Europol, shkruan "kosova Sot Online".

"Kosova Sot Online " mëson se ai kishte fletë arrest ndërkombëtar për një vepër të mëparshme penale, ndërsa aktualisht ndodhet në polici.

Sulmuesi 27 vjeçar kaloi këtë edicion te Gjilani nga Ballkani ku ishte shpallur kampion.

Ai deri më tani ka shënuar 6 gola me fanellën bardhëekuq. 

(Kosova Sot Online )