Sanchez: Shokët e mijë të Interi nuk e dinë pse unë u largova

  • A.P /
  • 24 February 2023 - 19:12
Sanchez: Shokët e mijë të Interi nuk e dinë pse unë u largova

Sulmuesi i Olympique Marseille, Alexis Sanchez ka reflektuar largimin e tij nga Inter, duke treguar se ish shokët e tij të skuadrës ishin konfuz për ish shokët e tij të skuadrës

Veterani kilian kaloi tre vite me Zikaltërit, nga viti 2019-2022, fillimisht duke ju bashkuar atyre si i huazuar nga Manchester United para se të kalonte si transfer i plot pa para një vit më vonë.

Gjatë kohës së tij në Itali, Sanchez shënoi 20 gola dhe bëri 23 asiste në 109 ndeshje, duke ndihmuar këtë skuadër për ta fituar Scudetton, një Superkupë të Italisë dhe një Kupë të Italisë.’

Duke folur për Sky Sports, Sanchez ka folur për largimin e tij nga Interi verën e kaluar dhe si u ndien ish shokët e tij të skuadrës.

“Disa shokë të skuadrës në Inter me thanë që unë mund të isha ende i vlefshëm për skuadër dhe ata nuk e kuptonin pse unë u largova, por ky është futbolli, unë dua të luaj”.

“Megjithatë, duke falënderuar njerëzit e Interit, provova gjëra të mira në zhveshtore, tani jam i lumtur këtu në Marseille dhe herë pas here shkëmbej mesazhe nga ish shokët e skuadrës të cilët me thonë ‘Bravo Nino’”, ka thënë ai.

Në sezonin e tij të fundit në kryeqytetin e Lombardisë, nën drejtimin e Simone Inzaghi, ai ishte përdorur më shumë si një opsion për t’u zëvendësuar, duke qenë titullar në shtatë ndeshje në Serie A dhe luajti 866 minuta në ligë.

Sanchez ka zbuluar një jetë të re në Francën e Jugut, ku ka luajtur 2199 minuta në 29 paraqitje në të gjitha garat për Marseille këtë sezon. Ai ka shënuar 13 gola dhe është njëri prej lojtarëve kryesor në sulmin e Igor Tudor. 

(Kosova Sot Online)