Superliga rikthehet me xhiron e 23-të

  • A.P /
  • 26 February 2023 - 09:21
Superliga rikthehet me xhiron e 23-të

Pas ndeshjeve fantastike në Final 8 Kupën e Kosovës, Prince Caffe Superliga rikthehet me xhiron e 23-të apo fazën e fundit të garave të rregullta, ku do të vendoset gjithçka.

Dje u zhvilluan dy takime, kurse sot në program është edhe një tjetër

Takimi i fundit i kësaj xhiro është ndërmjet dy skuadrave me traditë në basketbollin e Kosovës, Bashkimit dhe Trepcës.

Prizrenasit kanë dhjetë fitore e 12 humbje, kurse mitrovicasit 13 fitore e nëntë humbje, duke e bërë këtë përballje shumë interesante.

(Kosova Sot Online)