Haaland ka nënshkruar një marrëveshje 20 milionë dollarëshe

  • A.P /
  • 27 February 2023 - 17:41
Haaland ka nënshkruar një marrëveshje 20 milionë dollarëshe

Sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland raportohet se do të nënshkruar një marrëveshje të majme për atletet me Nike, pasi mohoi marrëveshjet me adidas dhe Puma

Sulmuesi norvegjez ka regjistruar 33 gola gola për aq shumë ndeshje me City këtë sezon, me një rikthim të vlefshëm për 51 milionë funte që kampioni anglez investoi në të në verë. 22 vjeçari është duke shkëlqyer në këtë fazë në Premier Ligë, por për momentin ai nuk ka ndonjë marrëveshje me ndonjë kompani sportive për atletet e tij.

Një marrëveshje e mëparshme me Nike u përfundua në janar 2022, duke bërë që Haaland të shikonte për ndonjë kompani tjetër sportive që bën atlete, si adidas dhe Puma. Haaland ka qenë në marrëveshje me Nike prej që ka qenë 14 vjeçar, derisa shefi ekzekutiv i adidas, Bjorn gulden është një shok i ngushtë i familjes së tyre dhe shok i tij.

The Athletic, raporton që tre gjigantët e industrisë sportive të sportit kanë bërë ofertat e tyre për Haaland, me vendimin e tij që duket se është shumë afër. Mendohet se superylli i City do të zgjedh prapë Nike, pasi që besohet se i kanë bërë ofertën më të mirë për atletet e tij.

(Kosova Sot Online)