Nëntë vjet burg për futbollistin brqazilian Robinho, sulmoi sek*sualisht të renë shqiptare,

  • S.A /
  • 28 February 2023 - 08:33
Nëntë vjet burg për futbollistin  brqazilian  Robinho, sulmoi sek*sualisht të renë shqiptare,

Gjykata e Lartë e Drejtësisë në Brazil i hapi rrugë kërkesës së Prokurorisë Publike Italiane për Robinhon për të vuajtur dënimin me nëntë vjet burg në Brazil për përdhunimin e një të reje shqiptare, 23 vjeçe (në atë kohë), në një disko në Milano, në janar 2013, kur ish-sulmuesi luante për Milanin, shkruan "Kosova Sot Online".

Në shtator të vitit 2022, qeveria italiane kërkoi ekstradimin e Robinhos, por kjo kërkesë u refuzua në bazë të nenit 5 të Kushtetutës braziliane, i cili ndalon ekstradimin e shtetasve kombëtarë. Javën e kaluar u bë një tjetër kërkesë, sipas Traktatit të Ekstradimit, që Robinho ta vuajë dënimin në vendin e tij, Brazil.

Carlos Frederico Santos, zëvendësprokurori i përgjithshëm i Republikës Federale, u dorëzoi autoriteteve një listë me katër adresa, të gjitha në Santos, ku mund të ishte ish-lojtari.

Çështja tashmë ka marrë formë të prerë në Itali dhe mbrojtja e Robinhos nuk do të jetë më në gjendje të anulojë dënimin, por mund të apelojë dhe të vërë në dyshim mundësinë e vuajtjes në vendin e tij.

(Kosova Sot Online )