Një dekadë e gjysmë Kosova e sunduar nga politika e korruptuar dhe autokratike, u izolua ashpër edhe nga bota demokratike

Një dekadë e gjysmë Kosova e sunduar nga politika e korruptuar dhe autokratike, u izolua ashpër edhe nga bota demokratike
Një dekadë e gjysmë Kosova e sunduar nga politika e korruptuar dhe autokratike, u izolua ashpër edhe nga bota demokratike

Skender Mulliqi

  • 28 February 2023 - 07:46

Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi

Që dy vite janë ndalur më duket bukur shumë keqpërdorimet, është duke u punuar me mire edhe në planin zhvillimor, ku është rritur edhe buxheti i shtetit. Janë hapur vende të reja të punës për të rinjtë tanë, por jo natyrisht në masën e kërkuar. Kjo qeveri ka filluar më disa reforma, por që ato duhet të thellohen në të gjitha sistemet, e veçmas në organet e drejtësisë. E arritura më e madhe më duket mua është arritur në politikat e jashtme,ku Kosova është faktorizuar në relacion më Serbinë në bisedimet që po zhvillohen. Kryeministri Kurti dhe presidentja, Osmani janë mirë duke bashkëpunuar si në planin e brendshëm politik , po edhe më shumë në politikat e jashtme.

-Një rrotacion pushteti ishte më së i nevojshëm të behët në Kosovë, pas sundimit të gjatë në pushtet, të PDK-së dhe LDK me disa koalicione të vogla. Ishte koha që të qeverisej me mirë më vendin, i cili nga qeveritë e kaluara u zhytë në krim të organizuar, korrupsion, nepotizëm e keqpërdorime të tjera të pozitës shoqërore dhe politike. Këto dukuri dhe hajnitë të cilat ndodhën e prunë vendin në gjendje të keqe politike më kriza permanente institucionale, ekonomike dhe sociale, ku skajshmërisht jetuan dobët mbi 20 përqind të popullatës. Pastaj, Kosova u goditë më izolim nga bota demokratike, më largime masive të te rinjve tanë për tu mos u kthyer më kurrë në vendlindjet e tyre. Një pakicë në pushtet u pasurua në mënyrë enorme nga keqpërdorimet .

Edhe në planin e politikave të jashtme Kosova nuk qëndroj hiq më mirë. Kishim diplomaci dhe diplomate sa për të thënë, të cilët nuk I përmbushen as për afër detyrimet e tyre diplomatike. Madje dihet së na ndodhën edhe disa afera në ambasadat tona. Edhe në relacion më Serbinë ishim edhe më të dobët .Serbia na i imponoj agjendat e bisedimeve, dhe në këtë kontest e nënshkruan edhe marrëveshje në dëm të Kosovës. Me keqja qe na goditi ishte marrëveshja e Asociacionit të nënshkruar nga Thaçi dhe Mustafa në Bruksel, që tash telashe të mëdha është duke I nxjerrë vendit. Këto situata jo të mira, detyrimisht e sollën edhe kohën për ndryshime, që ndodhi dy vite më parë, kur në mënyrë plebishitare triumfojë në zgjedhjet nacionale LVV dhe Lista Guxo, e cila u shkëput nga LDK-ja, duke e pru kështu dikur partinë më të madhe në vend, në 12 përqind të votave. Zaten LVV kishte fituar edhe para këtyre zgjedhjeve duke formuar pushtetin në koalicion më LDK-në.

Por, kjo bashkëjetesë e tyre pushtetar nuk zgjati shumë , së kështu mendojë partneri qeverisës LDK-ja e cila së bashku më PDK –në, e rrëzuan nga froni Qeverinë Kurti 1. Zgjedhjet prapë të jashtëzakonshme nacionale siç e thashë e sollën në pushtet LVV dhe Listën Guxo, por tash i kishin shumicën e votave. Se a është duke punuar mirë Qeveria Kurti 2, mendojë së nuk e ka të lehtë së ka bartur shumë probleme të natyrave te ndryshme, të cilat kërkojnë kohë më të gjatë për tu riparuar. Që dy vite janë ndalur më duket bukur shumë keqpërdorimet, është duke u punuar me mire edhe në planin zhvillimor, ku është rritur edhe buxheti I shtetit. Janë hapur vende të reja të punës për të rinjtë tanë, por jo natyrisht në masën e kërkuar. Kjo qeveri ka filluar më disa reforma, por që ato duhet të thellohen në të gjitha sistemet, e veçmas në organet e drejtësisë. E arritura më e madhe më duket mua është arritur në politikat e jashtme,ku Kosova është faktorizuar në relacion më Serbinë në bisedimet që po zhvillohen. Kryeministri Kurti dhe presidentja, Osmani janë mirë duke bashkëpunuar si në planin e brendshëm politik , po edhe më shumë në politikat e jashtme. Mos të harrojmë me këtë rast, ta përmendim, se është bërë punë e mirë me ratifikimin në Kuvend të ligjit për konfiskimin e pasurive të paligjshme.

Natyrisht së sfida më e madhe për këtë qeveri është Asociacioni , ku Kosova ju ka nënshtruar trysnisë të madhe nga BE-ja , për implementimin e marrëveshjeve të Brukselit .Kurti si drejtues I bisedimeve për Kosovën është duke u mbajtur mirë deri më tash, i cili po kërkon që Asociacioni nëse veç duhet të kemi një asociacion për minoritetin serb, ai të jetë konform Kushtetutës të vendit. Në kuadër të kësaj edhe ka paraqitur edhe gjashtë pikat si pikënisje,që ishte dashur të përqafohen nga përfaqësuesit special në bisedime për Kosovën. Kryeministri Kurti e ka pranuar planin franko –gjerman si bazë të mirë në vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".