Zbulone milionat që i ftuan boksierët Tommy Fury dhe Jake Paul, ja cili u pasurua më shumë

  • S.A /
  • 28 February 2023 - 10:03
Zbulone milionat që i ftuan  boksierët Tommy Fury dhe Jake Paul, ja cili u pasurua më shumë

Tommy Fury i shkaktoi Jake Paulit humbjen e parë në karrierën në duelin e mbrëmshëm, duke i dhënë fund kështu edhe pritjes dyvjeçare për t’u përballur. Vëllai i Tyson Furyt dominoi pjesë të mëdha të meçit gjatë së cilës të dy boksierëve iu hoqën pikë nga gjyqtari, shkruan "Kosova Sot Online".

Gjyqtarët e shënuan ndeshjen në favor të britanikut, duke i dhënë më shumë pikë edhe pse pësoi një rrëzim në raundet e fundit. Por, sa kanë fituar dyshja nga ky duel? Fury besohet se ka marrë katër milionë nga triumfi në përballje, ndërsa dy milionë më pak janë për Paul.

Fitimet janë edhe më të mëdha për Tommyn, pasi ata kishin nënshkruar një kontratë se fituesi do merr gjithçka ose asgjë. Shuma prej dy milionë eurove ka shkuar në xhirollogarinë e Paul, ndërsa pjesa tjerë nga reklamat dhe shikimit i takojnë Furyt – që shkon afro dhjetë milionë. 

(Kosova Sot Online )