Ibrahimovic tregon tërë ecurinë e tij

  • A.P /
  • 28 February 2023 - 20:09
Ibrahimovic tregon tërë ecurinë e tij

Legjenda e Milanit, Zlatan Ibrahimovic ka bërë kthimin e tij pas nëntë muajve pas operimit të gjurit të tij dhe sot ai i ka postuar një video ku tregon tërë procesin e rikuperimit të gjurit të tij. “Dyshoni në mua!”, ka shkruar ai

Sulmuesi 41 vjeçar ka bërë një operim në gjurin e tij për gjashtë muaj kështu që ai do të jetë pjesë e kampanjës për ta fituar Scudetton, pasi që është hyrë në brisk disa ditë pasi që ngriti trofeun e Serie A.

Ai u rikthye si zëvendësues në fitoren 2-0 të dielën kundër Atalantas në San Siro dhe tani ka publikuar një video që tregon së çfarë duhet të bëjë që të kthehet aty.

Gjatë këtij rrugëtimi përfshihet fizioterapia, tretmanët dhe stërvitjet, ku ai gjithmonë shfaqet i shoqëruar me qenin e tij.


(Kosova Sot Online)