Vendimi i sanksioneve të Zelenskyyt : 50 vjet ndalesë për të hyrë në Ukrainë katër ish-sportistë rusë

  • S.A /
  • 01 March 2023 - 10:00
Vendimi i sanksioneve të Zelenskyyt : 50 vjet ndalesë për të hyrë në Ukrainë  katër ish-sportistë rusë

Katër ish-sportistë të njohur rusë nuk do të mund të futen në territorin e Ukrainës me gjasë deri në fund të jetës së tyre, pasi  presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka vendosur që t’ua ndalojë hyrjen në shtetin e tij katër anëtarëve aktualë të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. (KON), shkruan "Kosova Sot Online". 

Njëri prej tyre është Shamil Tarpischev, ish-tenist i njohur dhe president aktual i Federatës Ruse të Tenisit.

Ukrainian President Volodymyr Zelenskiy and President of the International Olympic Committee Thomas Bach attend a joint news briefing, as Russia’s attack on Ukraine continues, during a parliament session in Kyiv, Ukraine July 3, 2022. Ukrainian Presidential Press Service/Handout via REUTERS ATTENTION EDITORS – THIS IMAGE HAS BEEN SUPPLIED BY A THIRD PARTY. I njëjti “fat” e pret edhe ish-atleten Jelena Isinbajeva, dikur kampione e botës dhe olimpike në garën e hedhjes me shkop. Të dy këta janë anëtarë të Bordit të KON-it. E dy personat e tjerë janë, ish-atleti Vitali Smirnov dhe ish-notari dhe kampioni i dikurshëm olimpik, Aleksander Popov. Këta persona janë konsideruar si “non-grata” në Ukrainë përmes një dekreti të nënshkruar nga presidenti Zelenskyy, ndërsa iu kanë hequr edhe krejt benefitet që i kishin nga Ukraina.

(Kosova Sot Online )