Haxhi Krasniqi e kujton rrugëtimin e tij në meçin që e fitoi rishtazi

  • S.A /
  • 01 March 2023 - 10:30
Haxhi Krasniqi e kujton rrugëtimin e tij në meçin që e fitoi rishtazi

Haxhi Krasniqi u rikthye së fundmi në ring pas një pauze prej afro një viti e gjysmë. Boksieri kosovar i gëzoi tifozët e pranishëm në palestër në Munich të Gjermanisë, por edhe të gjithë ata që e shikuan përmes ekraneve televizive, shkruan "Kosova Sot Online".

35 vjeçari, dikur kampion i botës në boksin profesionist, i pari dhe i vetmi shqiptar, ia doli ta mposht çeçenin me nënshtetësi belge, Timour Nikarkhoev, i cili u detyrua ta dorëzonte meçin pas goditjeve të fuqishme të boksierit junikas.

E Krasniqi, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, e ka shfaqur rrugëtimin e tij drejt fitores që e arriti rishtazi. “Fitorja është e përhershme”, ka shkruar Krasniqi teksa shihet duke ushtruar para meçit dhe i përfshiu edhe pamjet e meçit. Haxhi Krasniqi po mundohet ta rikthejë titullin e kampionit të botës në tentimin e tij të fundit. Dhe, duket se ai është në rrugë të mbarë për ta bërë një gjë të tillë. 

(Kosova Sot Online )