Chelsea përballet me një dëmshpërblim të madh nëse Potter shkarkohet

  • S.A /
  • 01 March 2023 - 10:22
Chelsea përballet me një dëmshpërblim të madh nëse Potter shkarkohet

Durimi i Chelsea me Graham Potter nuk është në kufirin e tij për momentin, por gjithçka mund të ndodh shkaku i rezultateve jo të mira. Blutë po kalojnë një nga ecuritë më të këqija të formës në historinë e tyre të fundit, shkruan "Kosova Sot Online ".

Për sipas The Mirror, bashkëpronari i Bluve, Todd Boehly ende beson se Potter mund të jetë një sukses në klubin londinez.

Një faktor tjetër për t’u marrë parasysh është se shkarkimi i trajnerit kryesor do të rezultonte në një dëmshpërblim prej 50 milionë funtesh.

Potter nënshkroi një marrëveshje afatgjatë kur nënshkroi nga Brighton në vjeshtë, ndërsa Chelsea gjithashtu i pagoi klubit të Ligës Premier një shumë të konsiderueshme për ta prishur kontratën e tij.

Blutë humbën ndaj Tottenhamit me rezultat 2-0 në fundjavë dhe më pas përballen me Leeds United në shtëpi të shtunën.

Chelsea u mësua të bënte pagesa të konsiderueshme për trajnerët e shkarkuar gjatë mandatit të Roman Abramovich – në krye të listës me dëmshpërblimin prej 26.6 milionë funteve për Antonio Conte dhe stafin e tij në vitin 2018.

Por kompensimi i Potter do të ishte pothuajse dyfishi i asaj nëse ai përfundon me prishje të njëanshme të kontratës. 

(Kosova Sot Online )