Kryetari dhe drejtori e trajneri i Ballkanit përfundojnë në gjykim disiplinor, I fyen dhe i akuzuan referët

  • S.A /
  • 01 March 2023 - 10:54
Kryetari dhe drejtori e trajneri i Ballkanit përfundojnë në gjykim disiplinor, I fyen dhe i akuzuan referët

Drejtuesit e Ballkanit kanë përfunduar në disiplinor për sjelljen e tyre agresive të shfaqur gjatë dhe pas ndeshjes me Dukagjinin në fundjavën që shkoi, përcjell "Kosova Sot Online".

Therandasit barazuan me klinasin dhe pas lojës u ankuan në referim. Ata i lëshuan nervat dhe u munduan t’i qëronin hesapet me gjyqtarët, sjellje këto që e shtynë Komisionin e Garave pranë Federatës së Futbollit që të iniciojë procedurë disiplinore ndaj tyre.

Bëhet fjalë për kryetarin e klubit Portokalli, Arsim Kabashi, drejtorin sportiv, Nderim Nexhipi dhe trajnerin Ilir Daja, por edhe ndaj vetë kampionit aktual.

“Inicime disiplinore: Ndaj: FC ”Ballkani”. MOTIVI: Lëshim në organizimin e ndeshjes. Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët vendas kanë hedhur shishe PVC dhe një shishe qelqi në drejtim të referit kryesor dhe asistentëve të tij derisa po shkonin në lokalet zyrtare. Pasi futbollistët e të dy skuadrave kishin hyrë në dhomat e zhveshjes, në tunelin e stadiumit ishin grumbulluar 15/20 persona të pa autorizuar (civil), të cilët kanë ofenduar/fyer FFK-së dhe tentuan ti sulmojnë referët, por fal ndërhyrjes së policisë u evitua incidenti. Pas përfundimit të ndeshjes, gjatë largimit nga stadiumi, disa persona të pa autorizuar kanë sulmuar lojtarët mysafirë të cilët i kishin veshjet zyrtare të klubit (trenerka), në ato momente ka intervenuar policia dhe ka evituar pasojat e mundshme nga ky sulm. Për shkak të situatës tejet të tensionuar dhe pamundësis së largimit nga stadiumi i zyrtarëve të ndeshjes, delegati e referët e ndeshjes, të shoqëruar nga policia, kanë dal një orë e gjysëm (90 minuta) pas përfundimit të ndeshjes nga stadiumi. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ballkani-Dukagjini”.

“Ndaj: Kryetarit të FC ”Ballkani” , Arsim Kabashi nr ID009626M85. MOTIVI: Pas përfundimit të ndeshjes, në zhveshtore të referëve, ka hyrë kryetari i klubit Arsim Kabashi dhe i ka kërcënuar, fyer dhe ofenduar ata edhe në baza familjare. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ballkani-Dukagjini.”

“Ndaj: Nd, menaxherit të FC ”Ballkani” , Idriz Hajrizi nr ID 009818M82. MOTIVI: Pas përfundimit të ndeshjes, duke hyr në lokalet zyrtare fyen dhe ofendon referët e ndeshjes. Derisa ishin duke shkuar nga kombi i VAR-it në lokalet zyrtare te kolegët e tyre , zv. menaxheri Idriz Hajrizi e fyen, ofendon dhe tenton ta godas referin e VAR-it Mervan Bejtullahu. Sipas raportit të gjyqtarit të VAR-it të ndeshjes Ballkani-Dukagjini.”

“NDAJ : Kryetrajnerit të FC ”Ballkani” , Ilir Daja nr ID . .028309M66. MOTIVI: Pas shënimit të golit nga ana e mysafirëve, filloi me akuza te gjyqtari i katërt , se komisioni i FFK-së qellimisht e ka deleguar për ta dëmtuar ekipin e Ballkanit, meqenëse Mervan Bejtullahu është nga qyteti i Gjilanit!. Pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes, në ambientet e lokaleve zyrtare dhe në prezencë të delegatit të ndeshjes, fillon të ofendojë FFK-në dhe komisionin e saj. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ballkani-Dukagjini.”

“Ndaj: Drejtorit sportiv të FC ”Ballkani” , Nderim Nexhipi nr ID 009818M82. MOTIVI: Pas përfundimit të ndeshjes, duke hyrë në lokalet zyrtare fyen dhe ofendon referin e VAR-it Mervan Bejtullahu. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Ballkani-Dukagjini.”

Gjithashtu, në disiplinor përfundoi edhe futbollisti i Ferizajt, Bujar Shabani, i cili në minutat shtesë, gjatë një dueli për top e kishte goditur lojtarin kundërshtar me bërryl në fytyrë, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt në duel me Ferizajn.

(Kosova Sot Online )