Ndërron jetë legjenda franceze e futbollit , i cili shkëlqeu në Botëror

  • S.A /
  • 01 March 2023 - 13:37
Ndërron jetë legjenda franceze e futbollit , i cili shkëlqeu në Botëror

Legjenda e futbollit francez, Just Fontaine, golashënuesi më i mirë i një Botërori, ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare sot, ka njoftuar familja e tij, përcjell "Kosova Sot Online".

 Fontaine i kishte realizuar 30 gola në 21 ndeshje me Francën në periudhën 1964-1960, duke i drejtuar “Les Bleus” në gjysmëfinalen e parë të Botërorit 1958 në Suedi. 

Ai do të mbahet në mend gjithmonë për 13 golat e shënuar brenda një turneu, gjë e cila nuk është arritur kurrë më parë.

Nga ajo kohë, veç tre lojtarë kanë shënuar më shumë gola në Kupa të Botës sesa Fontaine, edhe pse ish-futbollisti i Reimsit ishte paraqitur vetëm në një Botëror dhe i kishte zhvilluar veç gjashtë ndeshje.

Lionel Messi e arriti këtë shifër në Katar, por yllit argjentinas iu deshën pesë Botërorë për ta

Botërori 1958 është mbajtur në mend nga debutimi i 17 vjeçarit Pele, i cili e kishte drejtuar Brazilin drejt suksesit në Suedi pasi kishte realizuar “hat-trick” në fitoren 5:2 ndaj Francës në gjysmëfinale.

Por, ishte një triumf personal për Fontaine, katër golat e së cilit ia mundësuan Francës që ta zinte vendin e tretë pas fitores ndaj Gjermanisë Perëndimore, me ç’rast ai kishte fituar në çdo ndeshje të atij Botërori. 

(Kosova Sot Online )