Dihen me emër e mbiemër propaganduesit shqiptarë kundër Kosovës Republikë

Dihen me emër e mbiemër propaganduesit shqiptarë kundër Kosovës Republikë
Dihen me emër e mbiemër propaganduesit shqiptarë kundër Kosovës Republikë

Shefik Shkodra

  • 01 March 2023 - 07:47

Shkruan: ANALISTI - Shefik Shkodra

Tipi i disa deputetëve në Kuvendin e Kosovës (s’po i përmendi me emra edhe kësaj herë) janë mëkati më i madh që ndodhën aty për këtë vend. Ata as nuk e dinë pse ndodhën aty. Ata marrin detyrën që të shajnë dhe të piskasin. E shikova njërën një ditë (nuk i përcjell më), ajo artiste mundohej të bëhet. Ajo edhe mund të jetë artiste, por jo edhe politikane. Sikur ndonjë regjisor kur e përgatit, kur duhet ta ngrit e kur ta ulë zërin. Madje ajo farë kathadre edhe di të nënçmojë njerëzit, në vend se të paraqitet si seksi me fleksibilitet e me një qasje që i ka hije njeriut të shkolluar. Ku janë gjetur disa, se për disa e dimë që njëzet tridhjetë vjet.

-Insistimi i tyre është pandërprerë për themelimin e një Republike Serbe në Kosovë. Ose ndarjen e Kosovës. Duhet ta pranojmë, deshëm s’deshëm, Asociacionin e Komunave me shumicë serbe (AKSHS), e formuan grupet e përfaqësuesit e dy partive tona shqiptare në Kosovë, LDK dhe PDK. Ndoshta, padashur e pa qëllime djallëzore, ndoshta me qëllime e për leverdi të tyre e për inat të qytetarëve të Kosovës.

Kjo ka filluar që nga bisedimet në Vjenë, kur thoshin se, ia kemi bërë 8 me 2 Serbisë. Hë! Kur jemi dëshmitarë të gjithë se, nuk ka qenë e mundur që të ishin me aq rezistencë këta tipat e zgjedhur për bisedime me politikanë serbë. Këta, ndoshta ia kanë mbaruar qefin vetit, por edhe aq ua ka marrë mendja. Filluan të krijojnë një decentralizim, i cili ishte vetëm një pështjellim për qytetarët shqiptarë dhe administratën e vendit. Në këtë hap formuan komuna serbe me nga disa dhjetëra banorë. Këtu u pa nisma dhe shkëpurdhja e politikës serbe. Këtu duhej të silleshin këta “patriotët” shqiptarë. Nga këtu u fut dialogu dhe Serbia ia arriti qëllimit ta fusë Kosovën në bisedime. U shpall e pavarur Kosova dhe pastaj e pranojnë një fusnotë (*), sikur kjo nuk është e vërtetë. Këtë e lejoi, mu ai i cili e kishte shpallur këtë vend më zë të lartë, si vend të pavarur pas shekujve.

Bën e zhbën, me 2013 e pranuan Asociacionin në Bruksel. Ne si qytetarë nuk e dimë se, çfarë ishte ai Asociacion. Herën e dytë, sërish e pranuan, ia dërguan Gjykatës Kushtetuese dhe ia rrëzoi disa nene për të cilat ky vend, përafërsisht i kthehej Serbisë. Nuk e dimë saktë krejt çfarë është thënë e shkruar për të. Po ishte dhe është shumë interesant, deputetët të zgjedhur nga populli e për këtë popull e votonin, si të tillë atë farë asociacioni, pa u menduar me kokën e tyre se, çfarë do të dilte prova e fundit.

Në vend se, Serbia të mos pranohej në dialog fare me kuadrot e Milosheviqit, këta zotërinjtë shumë demokratë të mëdhenj, e pranuan Daçiqin, e pranuan Vuçiqin, që të dytë të politikës dhe shërbëtorët e Milosheviqit. I pranuan gati të gjitha nga Serbia, që të kthehemi pas në vitet e ’99. Dhe tash duhet të llaçit dikush tjetër për këto kurthe.

Erdhi një Qeveri e pa korruptuar dhe e pa shantazhuar. Vendosi të qëndrojë dhe të suspendojë të gjitha marifetet që i kishin bërë të tjerët. Rezistenca e kësaj nuk pranohet nga opozita (lojësit e djehit me Serbinë për Asociacionin), ata ë ishin në marrëdhënie të mira me serbët e veriut dhe tregtonin në të zezë, natyrisht edhe për të zezë të këtij vendi. Deshi kjo qeveri, që të mos kthehej prapa dhe të ishte stoike në të drejtën e vendit, çakallët opozitarë – shqiptarë nuk lejojnë. Ata ia kishin dhënë fjalën tjetërkujt. Ata donin t’i ndihmonin politikës serbe. Ata sikur nuk kanë lidhje me botën e sotme dhe të djeshme. Sikur mos të kishin qenë fare në këtë vend.

Sikur nuk e njohin politikën sllave fare. Ku janë gjetur këta tipa (femra e meshkuj) që më shumë e urrejnë qeverinë e vet se sa armikun që i ka pjekë e djeg, që i ka vrarë e dhunuar?! Kjo qeveri deshi që të rezistojë në atë që kërkon Serbia. Deshi kjo Qeveri të kërkojë nga Serbia të drejtën e shqiptarëve, meqë është agresor ndaj këtij vendi dhe këtij populli. Shih, shtresa e korruptuar, opozita, kurdisën media të paguara që të propagandojnë në korrelacion me politikën A. Vuçiqit, përkatësisht të Serbisë së Madhe në këtë shekull për të përfituar sërish nga Kosova. Serbia kishte pasur shumë para për Ballkanin, sidomos për shqiptarët e shitur e që na dalin ndoshta edhe tradhtarë.

Tipi i disa deputetëve në Kuvendin e Kosovës (s’po i përmendi me emra edhe kësaj herë) janë mëkati më i madh që ndodhën aty për këtë vend. Ata as nuk e dinë pse ndodhën aty. Ata marrin detyrën që të shajnë dhe të piskasin. E shikova njërën një ditë (nuk i përcjell më), ajo artiste mundohej të bëhet. Ajo edhe mund të jetë artiste, por jo edhe politikane. Sikur ndonjë regjisor kur e përgatit, kur duhet ta ngrit e kur ta ulë zërin. Madje ajo farë kathadre edhe di të nënçmojë njerëzit, në vend se të paraqitet si seksi me fleksibilitet e me një qasje që i ka hije njeriut të shkolluar. Ku janë gjetur disa, se për disa e dimë që njëzet tridhjetë vjet...

Po shpresojnë që bisedat për marrëveshje të fundit në Bruksel, njësoj si serbët edhe kjo pjesë e shëmtuar e shqiptarëve, që kjo punë të merr fund, sot më 27 shkurt në Bruksel. Do të gëzoheshin serbët për aftësitë e tyre, që s’munden shqiptarët t’ua bënin 8 me 2, dhe do të gëzohet edhe grupi i shqiptarëve se, ia arritën qëllimit, do ta deklasojnë me arsye e pa arsye qeverinë e vetë. Do ta çojnë në vend porosinë e përfaqësuesve të tyre akrobatë. Porosinë e atyre që e bën pazarin. Qe çka harxhohet populli dhe për kë. Qe irritimi i qytetarëve ndaj vendit të tyre dhe ikja nga atdheu, jo, po nga tipat që e kanë marrë nëpër këmbë këtë vend. Njësoj në Shqipëri. Njësoj në Maqedoni. Njësoj në Mal të zi e Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Këtu na del zbrazja e vendeve tona. Interesi individual dhe grupor e shkatërron unitetin kombëtar. Kjo intrigë është blerë me para të mëdha nga qarqet armiqësore. Këto janë përsëritje shekullore. Këtu na ndan besimi në mes veti dhe kur na zë nata të vetmuar, thërrasim kot, ujku në derë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".