Dalin pamjet eksluzive, ja si u bë shoshë nga plumbat dyqani i familjarëve të Messit nga grupi mafioz

  • S.A /
  • 03 March 2023 - 08:31
Dalin pamjet eksluzive,  ja si u bë shoshë nga plumbat dyqani i familjarëve të Messit nga grupi mafioz

Kanë dalë pamjet e dyqanit të vjehrrit të Leonel Messit i cili u bombardua me 14 plumba nga mafiozët.

Në videon e publikuar e cila po bën xhiron e rrjetit shihet se si xhamat e dyqanit janë bërë “shoshë” nga plumbat, shkruan "Kosova sot Online ".

Kujtojmë se ngjarja ndodhi ndodhi rreth orës 03:20 të mëngjesit të sotëm, ky dy persona me motor kanë qelluar me 14 plumba në derën e dyqanit i cili është në pronësi të familjarëve të gruas së Messit.

Përveç kësaj, kriminelët kanë lënë edhe një mesazh të shkruar me dorë ku shkruhej: Messi, ne po të presim. Javkin është një tregtar droge, ai nuk do të kujdeset për ty.

Ndërkohë, menjëherë pas kësaj ngjarje një panik i madh është krijuar te fansat e Messit të cilët janë të shqetësuar për jetën e futbollistit. Mbledhja e kombëtares së Argjentinës po afron dhe Messi dhe bashkëshortja e tij pritet të vizitojnë Rosarion.

(Kosova Sot Online )