Liverpool gati për të nënshkruar me Mount

  • A.P /
  • 03 March 2023 - 19:39
Liverpool gati për të nënshkruar me Mount

Liverpool do të jetë kryesuesi në garën për të nënshkruar me mesfushorin e Chelseat, Mason Mount këtë verë, nëse 24-vjeçari nuk është në gjendje të bjerë dakord për një kontratë të re në Stamford Bridge . 

Mount, i cili ka qenë me Blutë që në moshën gjashtë vjeçare – ende nuk e ka zgjatur marrëveshjen e tij me klubin përpara se të skadojë në verën e vitit 2024.

Sportsmail më parë raportoi se si ka një bllokim të kontratës midis Mount dhe Chelsea  pasi ekziston një hendek i rëndësishëm midis palëve në negociata.

(Kosova Sot Online)