Xhaka është optimist: Nuk është ëndërr, mund ta fitojmë titullin

  • S.A /
  • 04 March 2023 - 12:13
Xhaka është optimist: Nuk është ëndërr, mund ta fitojmë titullin

Granit Xhaka ka folur në lidhje me mundësitë e Arsenalit për ta fituar titullin e kampionit në Premierligë.

Ai tha që kjo nuk është ëndërr, por një gjë që mund ta arrijnë, shkruan "Kosova Sot Online". 

“Jam tifoz i madh i ëndrrave, por kjo nuk është ëndërr, është diçka që ne mund ta arrijmë”, thotu shpreh Xhaka për mundësitë e fitimit të titullit në Premierligë.

Skuadra e Arsenalit momentalisht është në vendin e parë me 60 pikë, pesë më shumë se vendi i dytë, Manchester City.

(Kosova Sot Online )