“Kurrë nuk jam ndier më i lumtur, tani dua Miocicin”, fjalët e Jon Jones pasi fitoi titullin e UFC

  • S.A /
  • 06 March 2023 - 10:16
“Kurrë nuk jam ndier më i lumtur, tani dua Miocicin”, fjalët e Jon Jones pasi fitoi titullin e UFC

Luftëtari amerikan, Jon Jones ndihet i lumtur me rikthimin e tij në oktogon, ku mposhti Ciryl Gane dhe fitoi titullin e peshave të rënda në UFC 285.

Jones pati nevojë vetëm për rreth tre minuta për ta detyruar francezin Gane për të dorëzuar meçin e zhvilluar në T-Mobile Arena të Las Vegasit.

Kjo fitore e ka lumturuar amerikanin, i cili ka quar rekordin e tij në 27 fitore dhe 1 humbje, teksa bëhet i teti në histori që arrin të fitojë titullin në dy divizione. 

35-vjeçari u pushtua nga emocionet pas përballjes, të cilën e shprehu në intervistën e tij pas meçit.

“Unë kurrë nuk jam ndjerë më i qetë, kurrë nuk jam ndjerë më i lumtur”, ka thënë fillimisht Jones.

“Kam punuar për këtë për një kohë kaq të gjatë, por i kam qëndruar besnik qëllimit tim, i kam qëndruar besnik misionit”.

“Kishte ditë që nuk doja të stërvitesha, por isha gjithmonë aty. E dija nëse do ta çoja në tokë se lufta do të ishte në zonën time, pasi unë kam luajtur mundje që në moshën 12-vjeçare”. 

“Në fakt u ndjeva pak budalla në këmbë, por dua të them diçka të fundit, ‘Baa!’”

Jones ka vendosur tani një përballje me ish-kampionin dominues të peshave të rënda Stipe Miocic.

“Stipe Miocic, shpresoj se po stërvitesh, djalosh. Ti je pesha e rëndë më e madhe e të gjitha kohërave, dhe këtë dua unë”, përfundoi amerikani.

(Kosova Sot Online )