Prokuroria e Shtetit t'i nis hetimet ndaj politikanëve kosovarë për dyshimet e ndërlidhura me skandalin McGonigal

Prokuroria e Shtetit t'i nis hetimet ndaj politikanëve kosovarë për dyshimet e ndërlidhura me skandalin McGonigal
Prokuroria e Shtetit t'i nis hetimet ndaj politikanëve kosovarë për dyshimet e ndërlidhura me skandalin McGonigal

Agim Bajrami

  • 06 March 2023 - 07:34

Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami

Dihet fakti i njohur, se pas protestave të mësimdhënësve, për mbi 40 ditë, qëndronin liderët opozitar dhe sindikalistë, për përmbysjen e qeverisë Kurti ,kur për këtë ngjarje dhe skenar të protestave deri te lufta civile kishin paralajmëruar agjencitë e zbulimit serb, në gusht të vitit të kaluar,duke e paraqit skenarin e trazirave civile, dhe përmbysjen e pushtetit me dhunë, dhe kaosin e mundshëm të trazirave civile deri te lufta civile.

-Skandali McGonigal, dyshohet se janë të përfshirë edhe aktivistë të partive politike të Kosovës. Në aktakuzën e spiunit të FBI-së amerikane, i cili dyshohet për aferat e tija të spiunazhit për interesat ruse, nga në kundërvënie të parave, ka furnizuar agjencinë e zbulimit ruse, me informatat sensitive FBI amerikane. Por aktakuza e skandalit të Mc Gonigal, përveç që përmend, kryeministrin shqiptar Rama ,në aktakuzë përmenden, edhe takimi i spiunit të FBI edhe me politikan kosovarë, për të cilët mediet në Kosovë, as që raportojnë, mbase këto media, mund të jenë të afërta apo të sponsorizuara nga politikanët e korruptuar kosovarë. Këta politikan kosovarë ka indicie, për aktivitete kriminale, siç theksohet në aktakuzën e ish zyrtarit të FBI, për aktivitete të interesave të shtetit të Rusisë, kundërshtar i shtetësisë të Kosovës,dhe shtrohet dilema , pse takimi i politikanëve kosovarë në Tiranë, me spiunin amerikan i cili po akuzohet për pasimin e informatave tek spiunët rus,dhe kur dihet ,se ish zyrtari amerikan i FBI-s, nuk do të takohej pa ndonjë interes me politikanët kosovarë.

Edhe politikanët kosovarë, kanë mund të marrin nga agjencitë e zbulimit ruso-serb, instruksionet e krijimit të kaosit politik, përmes trazirave sociale e civile, përmes spiunit amerikan të FBI-s, që po akuzohet se ka përcjell informatat sensitive tek agjencitë e zbulimit rus. Dhe kush janë këta politikanë kosovarë, do duhej, prokuroria e shtetit t'i nis hetimet , dhe të bashkëpunoj me, agjencitë e inteligjencës amerikane ,se a janë të involvuar edhe politikanët kosovarë në aferat e spiunazhit për interesat e agjencive të zbulimit ruse. Dihet fakti i njohur, se pas protestave të mësimdhënësve, për mbi 40 ditë, qëndronin liderët opozitar dhe sindikalistë, për përmbysjen e qeverisë Kurti ,kur për këtë ngjarje dhe skenar të protestave deri te lufta civile kishin paralajmëruar agjencitë e zbulimit serb, në gusht të vitit të kaluar,duke e paraqit skenarin e trazirave civile, dhe përmbysjen e pushtetit me dhunë, dhe kaosin e mundshëm të trazirave civile deri te lufta civile. Por, fal forcave demokratike, 'skenarit ruso-serb' , ju kundërvënë , shoqëria civile demokratike kosovare,publicist e intelektual të mirëfilltë, përmes publikimeve të shkrimeve në rrjete sociale, e disa portale, kur edhe u zhvesh skenari i errët i sindikatës së arsimit, i opozitë,nga edhe u arrit të fitoj, sundimi i demokracisë, dhe rendi kushtetues i Kosovës, dhe humbën, 'spiunët' së bashku me interesat ruso-serbe.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".