Ky futbollist drejt largimit nga Arsenali

  • A.P /
  • 06 March 2023 - 19:01
Ky futbollist drejt largimit nga Arsenali

Kieran Tierney mund të largohet nga Arsenali pas përfundimit të këtij sezoni.

Skocezi ka kontratë të vlefshme me “Topçinjtë” deri më 30 qershor 2026, por ai ka humbur vendin e titullarit dhe kjo mund ta shtyjë drejt largimit

Sipas “The Telegraph”, edhe Arsenali është i gatshëm ta shesë Tierneyn në afatin kalimtar të verës, nëse merr një ofertë të duhur për të.

Newcastle United raportohet se është një prej klubeve të interesuara për ish-mbrojtësin e Celticut.

Sipas mediumit britanik, Newcastle është i gatshëm të paguajë 30 milionë funte për 25-vjeçarin.

Deri më tani, Kieran Tierney ka regjistruar në total 113 paraqitje për Arsenalin, ka shënuar pesë gola dhe ka kontribuar me 13 asistime. 


(Kosova Sot Online)