Dembele mungon edhe ndaj Bilbaos

  • A.P /
  • 07 March 2023 - 15:52
Dembele mungon edhe ndaj Bilbaos

Arrijnë lajme të reja për gjendjen fizike të Ousmane Dembeles.

Sipas mediumit “COPE”, mjekët e klubit ia kanë komunikuar francezit lajmin se duhet të qëndrojë jashtë ndeshjes së ardhshme të gjigantit katalunas në La Liga ndaj Athletic Bilbaos, që do të luhet më 12 mars.

Por, sulmuesi i krahut mund të rikthehet për ndeshjen e 19 marsit kundër Real Madridit, e cila mund të jetë përcaktuese për fatin e titullit të kampionit në kampionatin spanjoll.

Lojtari është optimist, por doktorët kanë frikë se lojtari mund ta pësojë një tjetër lëndim nëse rikthehet para se të jetë plotësisht gati.

Barça aktualisht i ka 9 pikë më shumë se Reali dhe një fitore eventuale në Camp Nou në teori do ta mbyllte çështjen e kampionit në La Liga.

Edhe pse ka pasur rënie-ngritje të formës, përfaqësuesi francez ka qenë megjithatë lojtar i rëndësishëm i ekipit nga “Camp Nou”. 


(Kosova Sot Online)