Juventusi e transferon përfundimisht Kean

  • A.P /
  • 07 March 2023 - 20:16
Juventusi e transferon përfundimisht Kean

Juventusi raportohet se është i vendosur të transferojë përfundimisht Moise Kean nga Evertoni.

Sulmuesi italian u rikthye në Torino në verën e vitit 2021, si i huazuar nga klubi anglez në një marrëveshje dy-vjeçare

Sipas gazetarit të njohur, Gianluca Di Marzio, Juventusi tani ka ushtruar opsionin për të blerë kartonin e Kean.

“Zonja e Vjetër” do të paguajë 28 milionë euro, teksa bonuset mund të shkojnë deri në 5 milionë euro. Por, kjo do të varet nga statistikat e lojtarit.

23-vjeçari ka regjistruar 23 paraqitje deri më tani në të gjitha garat, teksa ka shënuar shtatë gola.

(Kosova Sot Online)