Benfica kalon në çerekfinale

  • A.P /
  • 07 March 2023 - 22:52
Benfica kalon në çerekfinale

Benfica është skuadra e parë çerekfinaliste për këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

Skuadra portugeze eliminoi pa ndonjë problem Club Bruggen nga kjo garë.

Në ndeshjen e zhvilluar sonte në Lisbonë, Benfica regjistroi fitore me rezultatin 5:1, teksa tutje kalon me rezultatin e përgjithshëm 7:1.

Rafa Silva (38’), Goncalo Ramos (45+2’, 57’), Joao Mario (71’ – nga penalltia) dhe David Neres (77’) shënuan në fitoren e vendasve.


Golin e vetëm dhe të nderit për skuadrën belge e shënoi Bjorn Meijer (88’).

Benfica do ta mësojë kundërshtarin e ardhshëm pas hedhjes së shortit. 


(Kosova Sot Online)