“Sa më shpejt që Mbappe t’i bashkohet Realit, aq më mirë për të”

  • E.K /
  • 09 March 2023 - 13:47
“Sa më shpejt që Mbappe t’i bashkohet Realit, aq më mirë për të”

Jamie Carragher insiston se Kylian Mbappe duhet të largohet nga Paris Saint-Germaini sa më shpejt të jetë e mundur pas humbjes së mbrëmshme nga Bayern Munichu dhe me këtë rast eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Ish-futbollisti anglez, sot analist i futbollit, mendon se ylli francez duhet t’i bashkohet Real Madridit nëse dëshiron të fitojë trofe të rëndësishëm.

Tifozët kënduan: “Lavdi Rusisë” dhe “Kosova-Serbi”, gjobitet klubi boshnja…

“E kam thënë edhe më herët për Kylian Mbappen, ai duhet të largohet. Ata (PSG) nuk janë askund për ta fituar Ligën e Kampionëve. Nuk mendoj se do të bëjnë më mirë as sezonin tjetër, nëse kjo skuadër mbetet aty. Mendoj se sa më shpejt që i bashkohet Real Madridit, aq më mirë për të”, u shpreh Carragher për “CBS Sports” pas lojës.

Mbappe ishte pranë transferimit në Real Madrid verën e kaluar, por në fund u përmbys gjithçka rreth kësaj mundësie dhe më pas ai e vazhdoi kontratën me parisienët.

E në verën që vjen shihet si më i mundshëm transferimi i nënkampionit të botës në “Santiago Bernabeu”. 

(Kosova Sot Online)