Vazhdon konflikti Deschamps-Benzema: Gënjen, çfarë pafytyrësie

  • E.K /
  • 11 March 2023 - 14:54
Vazhdon konflikti Deschamps-Benzema: Gënjen, çfarë pafytyrësie

Trajneri i ekipit francez të futbollit, Didier Deschamps, ka zbuluar anën e tij të historisë në konfliktin me Karim Benzema gjatë Botërorit të Katarit dhe siç tha ai, vendimin për largimin nga kampi i kombëtares e ka marrë vetë sulmuesi i Realit.

Në një intervistë për Le Parisien, Deschamps tha se ishte ofenduar nga pretendimet se Benzema u përpoq ta fajësonte për largimin nga kombëtarja dhe se ka vetëm një të vërtetë në gjithçka.

“Na ofendon kur thuhet se duhej të prisnim diagnozën e saktë të dëmtimit të tij. Ka vetëm një të vërtetë dhe Karim e di se çfarë është. Ai iu bashkua skuadrës më 14 nëntor, pasi ishte gjysmë aktiv në klub për shkak të me një dëmtim dhe ai punoi sipas një programi të veçantë dhe fillimisht u vonua rikthimi i tij në ekip”, kujton Deschamps dhe vazhdon:

“Ai nuk ishte 100 përqind i sigurt se mund të luante kundër Australisë në ndeshjen e parë, dhe kur u lëndua, doktori ynë e mori për një MRI dhe ai ia dërgoi rezultatet mjekut të tij në Madrid për të marrë një opinion të dytë. Ai u kthye në hotel pas mesnate dhe e takova në dhomë me mjekun tonë, i cili më dha gjetjet. Ishte i zemëruar, sepse Kupa e Botës do të thoshte shumë për të dhe më tha se ishte i shkatërruar. Në rastin më të mirë, ai mund të kthehej në stërvitje më 10 dhjetor. Më pas më tha se ishte i zhgënjyer që duhej të largohej, por tha se do ta bënte për të mirën e ekipit."

Më pas, Deschamps zbuloi se çfarë ndodhi më pas në këtë drejtim.

“Kemi qenë rreth 20 minuta bashkë dhe kur po largohesha i thashë se nuk kishte nevojë të nxitohesha. Kur u zgjova kuptova që ishte larguar dhe ishte vendim i tij dhe e pranova”, thotë Deschamps, pas së cilës ai iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me Benzema duke luajtur një ndeshje miqësore për Realin gjatë Kupës së Botës në Katar:

“Vërtet mendoni se mund të krahasohet intensiteti i gjysmëfinaleve të Botërorit dhe një ndeshje miqësore, pavarësisht talentit dhe statusit të tij, që askush nuk e vë në dyshim, a mund ta imagjinoni të kthehet në minutën e fundit? Karim më tha vetë se nuk do të ishte gati. Pasi vazhdova kontratën me Federatën Franceze të Futbollit e telefonova dhe patëm një bisedë të gjatë. Së fundmi e telefonova sërish dhe e pyeta nëse ishte larguar përfundimisht nga kombëtarja dhe po, ai ma konfirmoi atë vendim. Mos më pyet për argumentet e tij, i takon atij t'i zbulojë apo jo."

Menjëherë pas intervistës, sulmuesi i Realit ka reaguar në profilin e tij në Instagram dhe krahas deklaratave të trajnerit francez ka shkruar “por çfarë pafytyrësie” dhe ka shtuar edhe një emoi kllouni. Menjëherë pas kësaj ai ka publikuar një postim të ri me një video të një personi në makinë duke thënë “po gënjen”, dhe në përshkrim ka shkruar “Saint Didier, natën e mirë” dhe ka vendosur sërish emoin e kllounit.

(Kosova Sot Online)