Ja pse krejt stadiumi i Napolit e thërret emrin e Rrahmanit

  • A.P /
  • 12 March 2023 - 10:30
Ja pse krejt stadiumi i Napolit e thërret emrin e Rrahmanit

Amir Rrahmani ishte protagonist mbrëmë në fitoren e Napolit ndaj Atalantas në Serie A.

Përpos që shfaqi stabilitet në mbrojtje, futbollisti kosovar ia doli të shënonte edhe gol në fitoren 2:0 ndaj Atalantas.

Përfaqësuesi kosovar realizoi me kokë në minutën e 77-të pasi e mori një top nga Elif Elmas, derisa paraprakisht në minutën e 60-të kishte realizuar Kvaratskhelia

Goli i ish-futbollistit të Dinamo Zagrebit dhe Veronës i gëzoi tej mase tifozët napolitanë pasi ishte edhe gol i qetësisë dhe i tri pikëve të mëdha.


(Kosova Sot Online)