Superliga me tri ndeshje sot

  • A.P /
  • 12 March 2023 - 10:48
Superliga me tri ndeshje sot

Sot do të zhvillohen tri ndeshje të tjera të xhiros së 25-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Pa dyshim, sytë e të gjithëve do të jenë të fokusuar kah Gjilani, aty ku do të luhet derbi i Anamoravës.

Drita do ta kërkojë fitoren për të mbetur afër Ballkanit apo edhe për të kaluar në krye të tabelës nëse therandasit dështojnë në Podujevë sot

Nga ana tjetër, Gjilani po ashtu ka nevojë për tri pikë për ta ruajtur distancën ndaj Prishtinës, në garë për vendin e tretë, i cili çon në garat evropiane.

Kjo ndeshje do të luhet në fushën me bar sintetik në Gjilan, fatkeqësisht pa praninë e shikuesve, gjë që do të mungojë atmosfera në derbin më të madh kosovar.

Ndërkohë, Ballkani pas barazimit me Dritën në shtëpi do ta kërkojë fitoren kundër Llapit në udhëtim.

Çdo gabim eventual, kampionit të Kosovës mund t’i kushtonte me humbje të lidershipit.

Llapi do të mundohet t’i mbajë pikët në shtëpi për t’ju ikur ekipeve të rrezikuara për të rënë nga liga

Kurse, Prishtina e ka të domosdoshme fitoren kundër Malishevës për t’i mbajtur gjallë shpresat që të përfundojë e treta në tabelë.

Nga ana tjetër, Malisheva gjithashtu ka nevojë për pikë pasi aktualisht gjendet në vendin e parafundit në tabelë.


(Kosova Sot Online)