Chelsea e rikthen interesimin për De Jong

  • A.P /
  • 12 March 2023 - 16:20
Chelsea e rikthen interesimin për De Jong

Pas shpenzimeve të çmendura të janarit, Chelsea e ka ndërmend ta përsërisë një gjë të tillë edhe gjatë verës që vjen.

“Blues” e kanë projektuar një goditje të madhe për mesin e fushës dhe mediat britanike raportojnë se Të Kaltrit po e përgatisin një ofanzive për Frenkie De Jong.

Lajmin e ka bërë të ditur “Football Insider”, i cili nënvizon se si, Todd Boehly, pronar i klubit, është një admirues i madh i madh i futbollistit holandez

Në garë për ish-futbollistin e Ajaxit është edhe Manchester Unitedi i trajnerit Erik Ten Hag, i cili do ta përqafonte përsëri me kënaqësi pasi kishin punuar së bashku në Amsterdarm.

Barça është e gatshme ta shesë De Jongun për një ofertë të majme, ndërsa atë po planifikon ta zëvendësojë me mesfushorin e Manchester Cityt, Ilkay Gundogan. 

(Kosova Sot Online)