Tifozët në Bosnjë shfaqin mesazhin 'Kosova e pavarur'

  • A.P /
  • 12 March 2023 - 17:54
Tifozët në Bosnjë shfaqin mesazhin 'Kosova e pavarur'

Kombëtarja A e Kosovës në hendboll është duke e zhvilluar sot ndeshjen kundër Bosnjë-Hercegovinës, të vlefshme për kualifikime në “Euro 2024”., transmeton "Kosova Sot Online".

Ndeshja po zhvillohet në Tuzla, teksa pjesa e parë u mbyll me rezultatin 10:7 në të mirë të vendasve.

Për të mirë janë befasuar “Dardanët”, pasi tifozët vendasë kanë shfaqur një mesazh për Kosovën

“Mirë se vini lojtarë, Kosova e pavarur”, thuhet në mesazhin e shfaqur nga tifogrupi “BHFanaticos”.

(Kosova Sot Online)