Prishtina e fiton derbin ndaj Trepçës

  • A.P /
  • 13 March 2023 - 20:51
Prishtina e fiton  derbin ndaj Trepçës

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Trepçës në derbin e javës së 25-të në Superligën e Kosovës.

Ndeshja e zhvilluar sonte në palestrën “1 Tetori” u mbyll me rezultatin 78:75

Mitrovicasit ishin në shumicën e kohës në epërsi, por e humbën ndeshjen në fundin e saj.

Derrick Wilson me 14 pikë dhe Jan Palokaj me 13 sosh ishin më meritorët në fitoren e kryeqytetasve.


Drilon Hajrizi ishte më i dalluari te “Xehetarët” me 23 pikë.

Prishtina pas kësaj fitore ka 44 pikë në krye të tabelës, me bilanc prej 19 fitoreve dhe gjashtë humbjeve.

Trepça renditet e katërta me 40 pikë, me bilanc prej 15 fitoreve dhe 10 humbjeve.

Prishtina në javën e ardhshme luan në udhëtim kundër Bashkimit, kurse Trepça e pret Pejën.

(Kosova Sot Online)