Milani ka regjistruar ndeshjen e dytë radhazi pa fitore

  • A.P /
  • 13 March 2023 - 22:56
Milani ka regjistruar ndeshjen e dytë radhazi pa fitore

Milani ka regjistruar ndeshjen e dytë radhazi pa fitore në Serie A.

Pas humbjes ndaj Fiorentinas javën e kaluar, skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli sonte luajti baras me Salernitanan.

Ndeshja e zhvilluar në “San Siro” përfundoi me rezultatin 1:1. Ky takim i takoi javës së 26-të në elitën e futbollit italian.

Kampioni në fuqi i Italisë e mbylli pjesën e parë me epërsi minimale, pas golit të shënuar nga Olivier Giroud (45+1’).

Por, “Rossonerët” nuk e shtuan, as nuk e ruajtën këtë epërsi në pjesën e dytë.

Boulaye Dia (61’) shënoi për të barazuar shifrat, gol që doli të jetë edhe i fundit në këtë ndeshje.

Milani pas këtij barazimi ka 47 pikë në pozitën e katër në tabelë, kurse Salernitana pozicionohet e 16-ta me 26 pikë. 

(Kosova Sot Online)