Zbulohen klubet me më së shumti gjasa për t’u shpallur kampionë në pesë ligat kryesore evropiane

  • S.A /
  • 14 March 2023 - 09:24
Zbulohen klubet me më së shumti gjasa për t’u shpallur kampionë në pesë ligat kryesore evropiane

Sezoni në ligat kryesore evropiane është në fazën më të nxehtë, ndërsa ka nisur shkëputja e skuadrave favorite për ta fituar titullin e kampionit.

Kompanitë e statistikave, “Fivethiertyeight” dhe “Soccer Power Index”, i kanë publikuar përqindjet e ekipeve që kanë gjasa për t’u shpallur kampionë në pesë ligat më të forta evropiane.

Në Angli është favorizuar Arsenali, në Spanjë Barcelona, në Itali Napoli, në Gjermani Bayerni dhe në Francë Paris Saint-Germaini.

Natyrisht, disa prej tyre kanë përqindje të lartë të mundësive për të festuar në fund pasi janë shkëputur shumë ndaj skuadrave përcjellëse, të cilave po ashtu u janë vendosur gjasat për titull.

Më së interesanti dhe më së afërmi janë Premierliga dhe La Liga, ndërsa në tri ligat tjera duket se kampionët e ardhshëm pothuajse dihen, shkruan “Kosova Sot Online".

Më poshtë mund t’i shihni statistikat dhe përqindjet e ekipeve favorite për t’u shpallur kampionë në Top 5 ligat evropiane.

(Kosova Sot Online )