Haaland e kompleton het-trikun

  • A.P /
  • 14 March 2023 - 22:14
Haaland e kompleton het-trikun

Manchester City ka shënuar edhe golin e tretë në ndeshjen ndaj Leipzigut, e vlefshme për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Erling Haaland shënoi në fundin e pjesës së parë (45+2’) për rezultatin 3:0.

Sulmuesi norvegjez e kompletoi het-trikun e tij me këtë gol.

Manchester City tani po udhëheq 4:1 me rezultatin e përgjithshëm.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Gjermani kishte përfunduar me rezultatin 1:1.

(Kosova Sot Online)