Haaland: Ndeshja më e mirë e karrierës sime

  • A.P /
  • 15 March 2023 - 17:01
Haaland: Ndeshja më e mirë e karrierës sime

Erling Haaland rrëmbeu skenën mbrëmjen e sotme teksa realizoi plot 5 gola në triumfin e çmendur 7-0 që skuadra e Manchester City-t arriti në shtëpi ndaj Leipzig.

Bomberi norvegjez u zëvendësua nga trajneri Guardiola në minutën e 63-të, duke i lënë vendin Alvarezit. Pas ndeshjes Haaland tregoi se çfarë bisedoi me Pep Guardiolan në momentin e zëvendësimit.

”Nëse do ta përshkruaj këtë ndeshje me një fjalë…do të ishte ‘e pabesueshme’. Të shënosh 5 gola në ndeshje të Champions League është e pabesueshme. Ishte ndeshja më e mirë e karrierës sime. I thashë Pepit: “Mos më largo nga loja, dua të shënoj më shumë gola”, ishin fjalët e Haaland për mediat.

(Kosova Sot Online)