Real Madrid-Liverpool pa gola, Napoli në epërsi ndaj Frankfurtit

  • A.P /
  • 15 March 2023 - 21:55
Real Madrid-Liverpool pa gola, Napoli në epërsi ndaj Frankfurtit

Janë mbyllur pjesët e para në dy ndeshjet e sontme të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.

Me rezultat 0:0 është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Real Madrid-Liverpool

Real Madridi ka epërsinë e tre golave nga fitorja e ndeshjes së parë prej 5:2.

Napoli është në avantazh 1:0 ndaj Frankfurtit. Ishte Osimhen që shënoi në sekondat e fundit të pjesës së parë.

Italianët kanë epërsi prej 2:0 nga ndeshja e parë.

(Kosova Sot Online)