Benzema dhe Real Madridi të gatshëm për ta vazhduar kontratën

  • A.P /
  • 16 March 2023 - 15:18
Benzema dhe Real Madridi të gatshëm për ta vazhduar kontratën

Karim Benzema dhe Real Madridi janë të gatshëm për ta vazhduar lidhjen e tyre të dashurisë.

Futbollistit francez do t’i përfundojë kontrata në fund të këtij sezoni.

Megjithatë, Topi i Artë mund ta vazhdojë bashkëpunimin me “Los Blancos” edhe për një vit, deri më 2024.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi francez “L’Equipe”

Palët kanë rënë dakord dhe në javët në vazhdim mund të arrijë konfirmimi dhe të nënshkruar kontrata e re.

Benzema luan qe një kohë të gjatë në Real Madrid, ku është bërë lider, mbi të gjitha pas largimit të Cristiano Ronaldos.

Përfaqësuesi i deridjeshëm i Francës ka fituar gjithçka me kampionët e Spanjës, të Evropës dhe të Botës, ndërsa do të kërkojë suksese të reja me ekipin e Carlo Ancelottit.

Edhe pse 35 vjeç, Benzema është në super-formë dhe këtë e shfaqi edhe në dy duelet me Liverpoolin në Ligën e Kampionëve. 

(Kosova Sot Online)