Juventusi fiton ndaj Freiburgut

  • A.P /
  • 16 March 2023 - 21:14
Juventusi fiton ndaj Freiburgut

Juventusi ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Evropës.

“Zonja e Vjetër” e mposhti edhe në udhëtim Freiburgun me rezultatin 2:0, për t’u kualifikuar tutje.

Në përgjithësi nga të dy ndeshjet, Juventusi kualifikohet me rezultat 3:0 ndaj ekipit gjerman.

Ishte minuta e 44-të kur Gulde i Freiburgut mori kartonin e dytë të verdhë për t’u përjashtuar nga loja, me ç’rast shkaktoi edhe penallti.

Në gol penalltinë e shndërroi Vlahovic.

Krejt në sekondat e fundit të ndeshjes, Chiesa shënoi për 2:0

Kësisoj, Juventus kalon në çerekfinale dhe nesër do ta mësoj ekipin me të cilin do të përballet në këtë fazë. 

(Kosova Sot Online)