Messi e drejtë rikthimit në Barcelonë

  • S.A /
  • 18 March 2023 - 10:57
Messi e drejtë rikthimit në Barcelonë

Me pak më shumë se tre muaj nga përfundimi i kontratës së tij, spekulimet janë të shumta për të ardhmen e Lionel Messit në PSG.

Tani, raporte të shumta theksojnë dëshirën e argjentinasit për t’u rikthyer në Barcelonë, transmeton "Kosova Sot Online".

Edhe pse i lumtur në Paris, Topi i Artë i shtatëfishtë është ende nostalgjik për qytetin katalanas dhe rikthehet atje sa herë ka mundësi. 

Rikthimi te Barça, te një klub që e njeh përmendësh, do të ishte një mundësi e artë. 

Tashmë janë zhvilluar takimet mes Jorge Messit dhe presidentit të Barcelonës, Joan Laporta. 

Shkëmbime të rregullta zhvillohen edhe mes Messit dhe trajnerit, Xavi Hernandez.

(Kosova Sot Online )