
Java e 27-të në serie A ka rezervuar dy derbi

Java e 27-të në Serie A ka rezervuar dy derbi të mëdhenj.
Me fillim nga ora 18:00, në stadiumin “Olimpico” do të takohen rivalët e kryeqytetit, Lazio dhe Roma
Të dy skuadrat po “luftojnë” për të siguruar një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Lazio ka 49 pikë në pozitën e tretë, kurse Roma është e pesta me dy pikë më pak.
Nga ora 20:45 do të luhet derbi i Italisë, me Interin që e pret Juventusin në “Guiseppe Meazza”.
“Nerazzurrët” synojnë që me fitore të mbajnë pozitën e dytë në tabelë. Kjo varet edhe nga rezultati i derbit të Romës.
Në anën tjetër, “Zonja e Vjetër” me fitore synon të vazhdojë garën për të siguruar daljen në Evropë sezonin tjetër.
Interi ka 50 pikë në pozitën e dytë, kurse Juventusi është i shtati me 38 pikë.
(Kosova Sot Online)