Barcelona rivalizohet nga klubi anglez

  • A.P /
  • 19 March 2023 - 13:14
Barcelona rivalizohet nga klubi anglez

Tottenham Hotspur i është bashkuar garës për transferimin e Sofyan Amrabat.

Barcelona, që e kërkoi anëtarin e Fiorentinas edhe në afatin kalimtar të janarit, mbetet e interesuar për të.

Ambrabat te Barça shihet si zëvendësues i Sergio Busquetsit, teksa klubi do të synojë transferimin e tij në afatin e verës.

Tani, sipas “Calciomercato”, për reprezentuesin e Marokut ka shprehur interesim edhe Tottenhami.

Klubi londinez synon të mposhtë konkurrencën e Barcelonës, klub që po përballet me krizë financiare.

Tottenhami thuhet se dëshiron më shumë konkurrencë për Pierre-Emile Hojbjerg dhe Rodrigo Bentancur në mesfushë, pasi Yves Bissouma ka zhgënjyer me paraqitjet e tij.

26-vjeçari me Fiorentinan ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm.

(Kosova Sot Online)