Benzema nuk pritet të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga Kombëtarja e Francës

  • A.P /
  • 19 March 2023 - 16:08
Benzema nuk pritet të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga Kombëtarja e Francës

Karim Benzema nuk pritet të marrë pjesë në ceremoninë lamtumirëse të planifikuar për futbollistët që së fundi u pensionuan nga Kombëtarja e Francës.

Didier Deschamps zbuloi se Hugo Lloris, Steve Mandanda, Raphael Varane, Blaise Matuidi dhe Benzema ishin të ftuar të gjithë në ndeshjen e “Gjelave” kundër Holandës të premten, për të nderuar karrierën e tyre ndërkombëtare

Franca pret “Tulipanët” “Stade de France” për të nisur ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Por, sipas “Telefoot”, Benzema nuk do të marrë pjesë në këtë ceremoni.

Arsyeja nuk dihet, por duhet kujtuar se sulmuesi i Real Madridit kishte përplasje me përzgjedhësin Deschamps kohët e fundit. 

(Kosova Sot Online)