Ja cila është aktorja e famshme italiane që premtoi se do kalojë lakuriq nëpër Napoli nëse fiton Champions League

  • S.A /
  • 20 March 2023 - 08:24
Ja cila  është aktorja e famshme italiane që premtoi se do kalojë lakuriq nëpër Napoli nëse fiton Champions League

Shumë tifozë napolitan janë të frymëzuar nga Champions League. Ylli i OnlyFans, Paola Saulino është zotuar të udhëtojë lakuriq nëpër qytet nëse skuadra e Spallettit fiton turneun kryesor të klubeve evropiane, përcjell "Kosova Sot Online".

Paola është një aktore italiane. E lindur në Napoli, ajo punoi si modele dhe gjithashtu luajti në disa filma artistikë. Popullariteti erdhi tek ajo pas regjistrimit në OnlyFans dhe disa premtimeve të çuditshme.

Ajo ka qenë një tifoze e Napolit që nga fëmijëria dhe shfaqet rregullisht në stadiumin Diego Maradona.

“Unë mund ta përballoj. Do marr me qira një autobus të hapur dhe do dal tërësisht lakuriq në të gjithë Napolin. Le të fitojë vetëm Napoli im Ligën e Kampionëve”, premtimi i radhës i Paolës.

(Kosova Sot Online )