Ky futbollist e rivalizon Haalandin për Këpucën e Artë

  • a.p /
  • 20 March 2023 - 15:23
Ky futbollist e rivalizon Haalandin për Këpucën e Artë

Victor Osimhen u është kthyer golave.

Sulmuesi i Napolit realizoi dy herë në fundjavë kundër Torinos për ta rrëmbyer pozitën e dytë në tabelë, të cilën e ndan me Harry Kanen, i cili e realizoi një gol kundër Southamptonit.

Sulmuesi nigerian i ka shënuan 21 gola dhe i ka 42 pikë pasi në ligat më të forta evropiane, një gol llogaritet dy pikë, shkruan “Gazeta Express”.

Kurse, Erling Haaland prin në listën e golashënuesve më të mirë në Evropë me 56 pikë pasi i ka realizuar 28 gola deri tash.

Jonathan David i Lillet e arriti Kylian Mbappen, ndërsa e vazhduan ngritjen Folarin Balogun, Wissam ben Yedder e Enner Valencia. /Gazeta Express/

Golashënuesit më të mirë në Evropë

Erling Haaland (Manchester City 56 pikë (28 gola)

Victor Osimhen (Napoli) 42

Harry Kane (Tottenham) 42

Kylian Mbappé (PSG) 38

Jonathan David (Lille) 38

Amahl Pellegrino (Bodo/Glimt) 37,5 (25 gola x 1,5 koeficienti)

Enner Valencia (Fenerbahçe) 37,5

Wissam Ben Yedder (Monaco) 34

Folarin Balogun (Reims) 34

Alexandre Lacazette (Lyon) 34

Ivan Toney (Brentford) 32

Robert Lewandowski (Barcelona) 30

Kyogo Furuhashi (Celtic) 30

Niclas Fullkrug (Werder Bremen) 30

Terem Moffi (Lorient) 30

Marcus Rashford (Manchester United) 28

Lautaro Martinez (Inter) 28

Habib Diallo (Strasburg) 28

Lois Openda (Lens) 28

Lionel Messi (PSG) 26


(Kosova Sot Online)