Araujo do të mungojë në ndeshjet e ardhshme

  • A.P /
  • 20 March 2023 - 15:37
Araujo do të mungojë në ndeshjet e ardhshme

Ronald Araujo do të mungojë në ndeshjet e ardhshme miqësore të Uruguait, i cili do të përballet me Japoninë dhe me Korenë e Jugut.

Qendërmbrojtësi i Barcelonës e pësoi një tërheqje muskulore në kofshën e tij të majtë në fund të “El Clasicos” së zhvilluar mbrëmë dhe mund të qëndrojë jashtë fushës së blertë për afro 3 javë

Në Spanjë janë të sigurt se mbrojtësi stabil do të qëndrojë në Spanjë për t’u kuruar dhe do të mundohet të rikthehet në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Copa del Rey kundër Real Madridit, e cila do të zhvillohet më 5 prill.

Edhe pse mbrëmë shënoi autogol, Araujo është njëri prej mbrojtësve më të mirë në botë sot.

(Kosova Sot Online)