Guardiola: Ja pse largova Haalandin nga loja

  • A.P /
  • 20 March 2023 - 16:00
Guardiola: Ja pse largova Haalandin nga loja

Pep Guardiola nuk harron.

Trajneri i Manchester Cityt i ka shpjeguar arsyet e zëvendësimit të Erling Haalandit në FA Cup kundër Burnleyt, duke iu përgjigjur atyre që e kishin kritikuar atë pasi e ndërroi norvegjezin kundër Leipzigut në Ligën e Kampionëve kur i shënoi pesë gola, po aq sa i kishte realizuar Leo Messi, që e mbante rekordin deri tash.

Kjo ishte një përgjigje për ata që dyshonin se trajneri spanjoll e kishte ndërruar Haalandin për ta pamundësuar thyerjen e rekordit të shtatë herë fituesit të Topit të Artë

“E largova sepse nuk doja që ta mposhtte rekordin e Messit në FA Cup… Unë dua gjithmonë t’i ndëshkoj lojtarët e mi, ky është objektivi im”, ka thënë me ironi Guardiola.

Haaland i realizoi tre gola në fundjavë dhe u ndërrua nga Guardiola për të pushuar, pasi e kishte mbyllur çështjen e fituesit. 


(Kosova Sot Online)