Skuadra spanjolle mbetet pa trajner, dy fitore në 26 javë ishte "fatura" e dështimit

  • S.A /
  • 20 March 2023 - 15:59
Skuadra spanjolle mbetet pa trajner,  dy fitore në 26 javë ishte

Elche ka ndërruar sërish trajner. Skuadra nga Valencia po zhvillon një kampionat për t’u harruar dhe renditet në vendin e fundit në La Liga.Vetëm dy fitore në 26 javë kampionat dhe plot 14 pikë larg zonës së shpëtimit. Vetëm matematika mban Elchen në elitë, shkruan "Kosova Sot Online".

Ndërkohë, drejtuesit e klubit kanë shkarkuar trajnerin Pablo Machin pas humbjes 2-0 kundër Real Sociedad në transfertë. Ky i fundit qëndronte në stol prej 17 nëntorit të vitit të kaluar. Edhe pse drejtoi Elchen në 14 ndeshje, 47-vjeçari nuk ia doli të kishte sukses. Elche luan sfidën e radhës në shtëpi ndaj Barcelonës. Katalanasit siguruan një fitore të madhe në “El Clasicos” dhe kryesojnë kampionatin me 12 pikë mbi Realin e Madridit.

(Kosova Sot Online )